
Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Moderatorja e “Fun Club”, Megi Pojani, sot publikoi një bisedë te zhvilluar se fundi ne mes te produksionit te Big Brother VIP Albania dhe kunatit te Luiz Ejllit, Sokolit.
Produksioni i tha kunatit të Luizit se mund të marrin llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, por me një kusht, që në çdo foto të publikuar të këngëtarit brenda shtëpisë të citohet se autorësia i takon “Top Channel”. Mirëpo, Sokoli, tha se ndodhet në Amerikë dhe se gjatë kësaj kohe nuk është marrë fare me asnjë çështje që ka lidhje me Luizin, pasi nëna e tij është shumë sëmurë.
“Përshëndetje. Kam një javë që jam në Amerikë dhe nuk po merrem fare me asnjë punë në lidhje me Luizin, por po merrem me nënën e tij sepe është shumë e sëmurë. Kur të dalë do i zgjidhë vetë ai, në lidhje me Instagramin do të flas me motrën e tij dhe është ajo që vendos”, shkruante Sokoli në mesazhin e tij. Shiko video: