Duket se debati i fortë gjatë spektaklit të kaluar mes Efit, Kiarës dhe Luizit nuk është pritur aspak mirë nga çifti, të cilët kanë vendosur mos të kenë më komunikim me ish-konkurrenten e Përputhen. Madje, Luizi i ka dhënë edhe disa këshilla Kiarës gjatë ditës së sotme.
Këngëtari e ka nxitur partneren e tij që të mos heqë dorë nga loja, të bëhet e fortë dhe të qëndrojnë bashkë deri në finale. Sa i përket Efit, Luizi është shprehur se i ka mbyllur gjërat me të dhe tashmë e ka lojën me nënën që konkurrentja i përmendi në prime.
“Ajo me mua as mirëmëngjesi nuk ka më. Ajo e ka mbyllur. Tani e ka lojën me nënën time jo me mua se asaj i tha ik pridhu. Mos më lër vetëm në këtë shtëpi se dua ta shijojmë bashkë deri në finale.” – tha Luizi.
Që në mëngjesin e ditës së sotme, Luizi ka nisur hapur fushatën kundër Efit, duke nxitur banorët e tjerë që mos ta mbështesin atë.
Luizi del me kërkesën e veçantë ndaj banorëve për Efin dhe përdor të njëjtën ‘strategji’ të Oltë