Efi pas përplasjes me Luizin dhe Kiarën: Ja dhje**** racën, bën njeriu për një vend pune

Jil
Jil
2 Min Read

Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për debatin që pati me Luizin dhe Kiarën në spektakël ku u duk qartë se marrëdhënia mes tyre është krisur. Shkak u bë fakti që Efi kishte thënë në dhomën e rrëfimit, “ik p*rdhu ti dhe kush të ka bërë”, koment që i referohej Luizit dhe këngëtarit nuk i pëlqeu aspak. Në një bisedë me Dean dhe Nitën, u shpreh se jashtë shtëpisë të gjithë nuk kursejnë fjalët e rënda kur janë me rëndë. Po ashtu Efi ka thënë se është e lënduar dhe shpesh herë ka qarë në dhomën e rrëfimit.

“Isha e fryrë. Unë e kuptoj, po mua po më kupton kush? Kjo është pyetja. Kisha kaq kohë që gjithë këtë ngarkesë dhe emocione që po më përcillnin po i mbaja për vete, nuk doja të rrija të flisja me njeri. Nuk doja ta bëja temë diskutimi, të flisja me njeri. Po e mbaja.

E ndjeja zemrën që më rrihte dhe shkoja te dhoma e rrëfimit, rrija, merrja frymë, mund edhe të kem qarë por dilja normalisht përsëri, duke kërkuar që të shfryhem dhe kjo gjë të mos dilte. Harroj që nuk është në dorën time të kërkoj ça të dalë e mos të dalë, është gabimi im. Po në ato momente isha e fryrë aq shumë sa thashë po prit mo vëlla ja dh**fsha racën se e thashë prapë, unë po rri këtu, po e kuptoj si njërin si tjetrin, po mundohem ta largoj këtë lloj ndjesie që mund ta kem edhe jashtë se e di se është një lojë.

Po prit se loja ka një limit. Çfarë është i aftë një njeri për të bërë për të arritur jashtë, një vend pune? Ti me pak fjalë, këtu pavarësisht se është thjesht një finale, fitore dhe X lek, ti natyrën tënde e tregove këtu brenda, pikërisht ça bën ti se unë nuk e bëj”, tha Efi.

tirananews.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *