“Me b*thë përpjetë nuk…”/ Çfarë ndodhi gjatë natës mes Luizit dhe Deas? (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha një sfidë mjaft të bukur banorëve. Secili prej tyre do të zgjidhte diçka që ta pikturonin në fytyrë.

Efi Dhedhes dhe Dea Mishel, të cilat kanë talent në këtë fushë, duhej që të pikturonin personazhet apo gjërat që banorët kishin zgjedhur.

Jo vetëm kaq, pasi banori që fiton do të ketë një avantazh në lojë së bashku me personin që i realizoi vizatimin.

Luiz Ejlli zgjodhi menjëherë Dea Mishel për t’i bërë vizatimin, duke qenë se i ka realizuar edhe dy herë të tjera një gjë të tillë. Teksa këngëtari shprehu mendimet e tij se çfarë të bënte, Dea i tha që pse nuk zgjedh një luan.

Ai ra menjëherë dakord dhe e pyeti atë nëse e realizonte dot. Dea tha po dhe u vendos që t’i bënte luanin në fytyrë.

Teksa Dea kishte shkuar për të pushuar pasi u realizoi edhe disa banorëve të tjerë vizatimet, Luizi kur shkoi për t’i ndërruar bateritë e mikrofonit e zgjoi atë.

“Çohu Dea se u vonuam. Nuk je çuar, me b*thë përpjetë nuk je e çuar. Hajde”, i thotë Luizi, pasi ka për t’i bërë vizatimin.

Scroll to Top