Dyshja e Big Brother VIP Albania Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli kanë kthyer në rival ndonëse në fillim të këtij rrugëtimi krijuan një miqësi me njëri-tjetrin.
Rikthimin e Efit për herë të dytë në shtëpinë e famshme, Luizi nuk e prit mirë duke krijuar debate me të që në ditët e para.
Me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe Efi dhe ndonëse tentuan të bënin paqe, të dy kanë debatuar prej ditësh bashkë.
Edhe në një diskutim me Deamishel, Efi ka folur për raportin e krijuar me Luizin dhe debatet që të dy kanë krijuar.
E prekur nga reagimet e tij, Efi u shpreh se nuk do ta toleroj që pas debateve të harrohet kjo dhe të vazhdojnë komunikimin sërish duke thënë se ajo nuk është si dy ish-banorët Olta dhe Armaldo.
Tutje, ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se Luizit duhet t’i vijë turp që të sillet në këtë mënyrë me dikë që e ka konsideruar si motër.
“Unë nuk jam as Olta e as Armaldo që në një moment të qesh në një tjetër të zihesh me mua do të zihesh mbaj distancë të kthej përgjigje ashtu siç e meriton të lutem shumë mos mu afro, për të të përgojuar nuk të përgojoj për aq respekt sa kisha, aq sa kemi kaluar ato momentet e bukura këtu brenda, se rri zihesh me mua dhe pajtohesh prapë nuk ka shanca, si nuk ka turp që e bën këtë ndaj asaj që e krahasuar motër”,
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme banorët kanë realizuar një nominim ndryshe nga herët e tjera kur që bëhej gjatë spektaklit.
Ata bën nominimet hapur dhe tre më të votuara ishin Efi, Kiara dhe Bledi, njëri prej tyre pritet të largohet sonte (e shtunë).