JiL.al - Jeto i Lumtur

Efi ka ‘dy fjalë’ për situatën e propozimit që Luizi krijoi me Kiarën në “BBVA” (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmë në mesnatë (e diel) pas spektaklit Deamishel dhe Efi Dhedhes kanë diskutuar situatën që krijoi Luiz Ejlli brenda me Kiara Titon.

Kjo pasi ai inskenoi një insert duke i thënë prezantueses se dëshiron të distancohet nga ajo dhe se gjithçka që kishte bërë ka qenë vetëm lojë.

Efi ndërkohë tha se e ka parë të mërzitur Kiarën dhe se disa herë ka dashur ta pyesë se çfarë ka.

“Për shembull pjesën e Luizit dhe Kiarës unë dëgjova pak, kur kalova pas Prime-t e dëgjova që i tha çfarë problemi ke të kam bërë gjë, doja ta pyesja por thashë çfarë po të duhet, muhabet në çift. E pashë dhe në mëngjes doja ta pyesja por prapë i thashë vetes çfarë po të duhet. Ajo të tha ty se ke ardhur të na përçash”, u shpreh ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Ajo tutje shtoi: “Mos duket prapë sikur po fus hundët. Imagjino, dëshira ishte që të dija se çfarë kishte se unë nuk e urrej, nuk e kam inat ta shoh keq. Por nga ana tjetër thua çfarë po të duhet të merresh”.

Efi ndërkaq ditën e djeshme (e shtunë) u shpall finalistja e dytë e Big Brother VIP Albania, pas Luizit.

Nga gara u larguan Kiara Tito dhe Bledi Mane pas një avantazhi që kishte Qetsor Ferunaj si lider i shtëpisë. 

Scroll to Top