Si ndihet Kiara Tito pas propozimit për martesë! Luizi është…

Jil
Jil
1 Min Read

Mbrëmjen e djeshme nga një televotim për finalistin e dytë mes Kiarës, Efit, Bledit dhe Qetsorit, finalisti i dytë i këtij edicioni u zgjodh Efi dhe për këtë të rikthyerit Kiara dhe Bledi u eleminuan. Pas propozimit për martesë nga Luiz Ejlli dhe pas daljes nga shtëpia, Kiara nuk mund t’i shpëtonte një interviste për Fan Club Vip 2 dhe e pyetur se si ndjehet pas daljes këtë herë të dytë, është përgjigjur:

Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar sepse nga një moment që mendoja një ndarje ose një të mbetemi miq, kaluam në një propozim martese. Ua them, ua vërtetoj që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm, megjithatë ishte një dalje perfekte do thoja dhe nuk pendohem për asnjë lloj gjëje, une i kam fituar ato që doja të fitoja…

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Luiz dhe Dea Mishel shkuan në televotim kokë më kokë për të zgjedhur finalistin e parë të BBV2. Mes tyre publiku vendosi që finalisti i parë i këtij edicioni të jetë Luizi.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *