Luiz Ejlli është pa dyshim një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Djaloshi shkodran ka fituar zemrat e publikut shqiptar, teksa ka spikatur me pjesëmarrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtari është zgjuar herët ditën e sotme, teksa duke qëndruar vetëm në oborr, Luizi është parë i përlotur. Ndërsa po dëgjonte muzikë në verandë, ai ka nisur të qajë.
Nuk dihet arsyeja se pse Luizi është përlotur ditën e sotme, po duket se kujdeset që të mallëngjehet sa herë është vetëm dhe nuk ka njeri pranë tij.
Pak kohë më parë, i pyetur gjatë spektaklit për arsyen se pse derdh lot mëngjeseve, Luizi pranoi se ai ka mall për prindërit e tij, kryesisht për të atin që nuk jeton më. Ai tha se sa herë dëgjonte këngën ‘Apologise’ i vinte për të qarë, pasi kjo ishte kënga e preferuar e të atit të tij të ndjerë.