Kiara Tito ka pasur mbrëmë një debat mjaft të fortë me disa prej ish-banorëve të BB VIP dhe opinionistët. Teksa po justifikonte komentet dhe veprimet e Luiz Ejllit kundrejt vajzave të shtëpisë së BB VIP, ajo iu drejtua Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit duke iu thënë:
“Ça keni që më sulmoni gjatë gjithë kohës, sinqerisht se nuk e kuptoj dot. Edhe kur isha brenda edhe tani që dola jashtë më keni sulmuar. Boll pra boll, boll se më lodhët për Zotin”.
Më pas Zhaklina i tha se ka frikë për të ‘se edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës’.
Nga ana tjetër, Arbri mbylli këtë debat duke thënë me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”.
Lidhur me të gjitha këto që ndodhën gjatë ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme, Tito ka bërë një reagim në “Instastory”.
“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë. Cit. Zafon”, shkruan Kiara në postimin e saj.
Kiara gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi ku është ajo dhe Luizi duke u puthur.