JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush do ta fitojë BBV2? Astrologia e famshme bën parashikimin..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Astrologia e njohur, Laura, ka dhënë sot një intervistë për moderatoren e “Fan Club”, Megi Pojani. Pasi analizoi katër finalistët e “Big Brother VIP” dhe tha diçka për Kiara Titon, ajo hapi edhe letrat për të parë se kush do ishte fituesi i këtij edicioni.

“Nga pjesa e fitores gjasat janë për të qenë fitues janë midis Luizit dhe Efit. Gjasat në bazë të strategjisë janë 50-50”, tha Laura fillimisht.

Më pas Pojani mori një letër për Luizin dhe një për Efin, ku sipas astrologes ‘fitoren në dorë e ka Luizi’.


Ndërkohë Laura gjatë kësaj interviste parashikoi se ‘ky vit dhe ato që do vijnë, do jenë me shumë sukses dhe fat për Luizin’.

Por ajo habiti me një parashikim që bëri për çiftin e BB VIP, Luiz-Kiara. Sipas saj, moderatorja nuk e do vërtetë këngëtarin dhe nëse vjen ndarja, do vijë prej Titos.

Scroll to Top