JiL.al - Jeto i Lumtur

“Zhaklin Lekatari do ketë punë atë natë…”/ Luizi rendit banorët që nuk do ftojë në dasmën e tij me Kiara Titon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Teksa katër finalistët e “Big Brother VIP 2” ishin ulur rreth tavolinës së ngrënies, Luiz Ejlli ka folur rreth dasmës së tij me Kiara Titon. Këngëtari i propozoi moderatores në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e tani të gjithë po presin dasmën.

Mbrëmë teksa po bisedonin, Krist Aliaj e pyeti se kë nuk do ftonte dhe Luizi u përgjigj menjëherë “Tea Trifonin”.

Kur Kristi e pyeti pse, ai tha shkurt: “Nuk dua mo”.

Më pas kur në një moment u përmend emri Zhaklina, Luizi tha se ‘Zhaklin Lekatari ta mendoj njëherë, ndoshta ka punë atë natë dhe nuk mundet me ardhur”.

Kështu këngëtari la të kuptohet se opinionisten e BB VIP nuk e ka me shumë qejf ta ketë në dasmën e tij.

Scroll to Top