Më duket si telenovelë indiane”/ I ftuari habit me deklaratën: Ja pse Luizi do të ndahet nga Kiara pas “BBVA”

Jil
Jil
1 Min Read

Sot në “Ftesë në 5” u diskutua dasma e Kiarës dhe Luizit që pritet të ndodhë gjatë finales së Big Brother Vip Albania. Ky ishte një lajm i konfirmuar nga vet regjisori Eduart Grishaj, ndërkohë komentuesit dhe të ftuarit e “Ftesë në 5” shprehën opinionet e tyre.

Mardiola e konsideroi një veprim të nxituar, duke shtuar se pas dasmës së parë për lojë dhe propozimit, një dasmë reale është e lodhshme.

“U bë martesa fiktive në kuadër të lojës, u bë propozimi për martesë dhe tani më duket pak e lodhshme. Ua uroj me shpirt, s’ dua të aludoj sa dhe si u dashuruan, por më duket e tepruar, ndoshta më duket si telenovelë indiane”, u shpreh ajo.

Edhe Eduart Deda e konsideroi një hap të nxituar, madje sipas tij Luizi kur të dalë do të pendohet pasi do të shohë gjithë famën që ka marrë dhe mund të “helmohet” nga fama.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *