JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk u shkëput asnjë moment nga balerina, Luizi zbulon çfarë bisede bëri Kristi me të (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Puthja e Krist Aliajt me balerinën, nuk kishte si të kalonte pa u komentuar nga finalistët, e sidomos nga Luiz Ejlli.

Ky i fundit pas festës së beqarisë, nisi të ngacmonte Kristin, duke i bërë pyetje për balerinën, kjo pasi ata të dy nuk u shkëputën në asnjë moment gjatë mbrëmjes dhe madje shkëmbyen një puthje në buzë.

Luizi po i tregonte Dea Mishelit dhe Efi Dhedhes të gjithë bisedën që Kristi pati me balerinën. Mënyra se si e tregonte Luizi dhe pyetjet që Kristi i kishte bërë asaj, shkrinë së qeshuri Dean dhe Efin.

Komentimi i festës së beqarisë zgjati për rreth një orë pasi festa mbaroi, e më pas banorët fjetën gjumë.

Scroll to Top