JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbulohen detajet çfarë do të ndodhë në finalen e Big Brother Vip dhe në orët pas mbylljes së spektaklit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Maratona e reality show Big Brother Vip Albania sezoni 2 përfundon mbrëmjen e së shtunës 6 maj 2023.

Për këtë natë janë mësuar jozyrtarisht disa detaje për atë që do të ndodhë.

Në spektakël do të ketë spektatorë që kanë paguar duke filluar nga 500 euro për të marrë pjesë.

Në katër orët e show-t do të ketë të ftuar dhe një përmbledhje të asaj që ka ndodhur këto afro 5 muaj.

Më tej, dy finalistët, që pritet të jenë Luizi dhe Dea Mishël, do të nxirren nga shtëpia për t’u dërguar në një mjedis tjetër të hapur, me formën e syrit si logo e BB me plot ndriçim led rretheqark.

Luizi do të dërgohet me një makinë të bardhë në bashkinë e Tiranës. Në tarracën e saj ose në selinë e kryetarit, do të bëhet dasma bashkiake. Atje, Luizin e presin Kiara dhe Erion Veliaj.

Por para kësaj Luizi do të ketë një tjetër surprizë. Ish banorët kanë përgatitur një këngë e xhiruar në një autobus natën nëpër Tiranë dhe kënga do të shoqërohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të njohur si Noizy, Elbasan Gjata, etj.

Ndërkohë, pritet që Luizi të jetë imazhi u Digitalb për një kontratë njëvjeçare.

Edhe finalistët e tjerë do të kenë kontrata me disa kompani.

Dhe e fundit që mësohet është se çmimi i madh përfundimisht do të jetë 100 mijë euro para taksave.

Mbetet të presim nesër si do të shkojë finalja e këtij spektakli./noa.al

Scroll to Top