Çfarë po ndodh me Luizin pak orë para finales? Këngëtari del para kamerave i përlotur

Jil
Jil
2 Min Read

Kur e ndajnë pak orë nga finalja e madhe e Big Brother, ku me siguri pret që të kurorëzohet si fitues, e rrjedhimisht të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, Luiz Ejlli e ka nisur herët ditën e sotme, shumicën e kohës i përlotur.

Edhe pse produksioni kishte menduar që t’iu shtronte një mëngjes mbretëror, këngëtari nuk ka konsumuar asgjë, gjë e cila është vënë re dhe nga banorët e tjerë, konkretisht Kristi i cili ja vuri në dukje.

Luizi u shpreh se ishte shumë i emocionuar dhe nuk mund të qëndronte në një vend.

“Po ça thua unë jam tym, më duket vetja si në ditën e parë që kam hyrë, që nuk dija çfarë të bëja. Nga t’ia nisja”.

Gjatë gjithë kohës personazhi që rrëmbeu maksimumin e vëmendjes nga audienca ka qenë në lëvizje, e deri diku ka flirtuar me kamerat duke u shfaqur edhe i përlotur.

Padyshim që fitimi i çmimit të madh do të kishte një vlerë edhe materiale për të, pasi siç ka treguar gjendja ekonomike para se të hynte në shtëpi, ka qenë e vështirë, e madje dhe me borxhe e detyrime të pambyllura.

Me siguri për shlyerjen e të cilave do të mjaftonte një prej reklamave që i janë ofruar nga kompani të ndryshme jashtë shtëpisë.

Mbrëmja e sotme pritet që të jetë e veçantë për të, pasi e pret dhe një ceremoni martesore ligjore me shumë gjasa në Bashkinë e Tiranës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *