Arbër Hajdari pranon gabimin: Me Kiarën dhe Luizin…

Jil
Jil
2 Min Read

I ftuar në “Ftesë në 5”, opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari ka folur në lidhje me hatërmbetjen e Kiarës dhe nëse Luizi ka mbajtur një qëndrim ndaj tij.

Ai tha se ai e ka kuptuar se në atë program nuk kishte asgjë personale me askënd, dhe se gjithësecili përfaqëson një model.

Arbër Hajdari: Kiara dhe unë kemi pas mendime të ndryshme, ka mbajtur distancë, por ka qenë çështje ditësh.

Bieta Sulo: Po Luizi të ka mbajtur inat për këtë?

Arbër Hajdari: Jo, Luizi ka qenë gjithmonë koherent, ka shprehur pëlqim për Kiarën që në ditët e para. Ndoshta mund të kisha qenë më i butë, për pjesën e parë kur Kiara ishte brenda shpisë.

Bieta Sulo: Më i butë me kë?

Arbër Hajdari: Me çiftin. Mund të kisha dashur që mos të flisja shumë për ta, por që situatat brenda shpisë edhe të detyronin të flisje për situatat që ndodhnin. Pastaj një trysni e madhe nga publiku, që thonin: “Pse s’filsni për këtë.” Por mendoj se në pjesën e parë, mund të isha më i butë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *