Luizi zbulon emrat e këngëtarëve të njohur që do të bashkëpunojë

Jil
Jil
2 Min Read

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, duket se ka vendosur që t’i përkushtohet shumë fort pasionit të tij, muzikës.

Mbrëmë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ai tha se ‘sot është rasti dhe e ka mundësinë’ që përmes muzikës të qëndrojë pranë publikut që e do dhe e mbështet.

Këngëtari i njohur zbuloi gjithashtu se me kë do të bashkëpunojë. Dje u publikua bashkëpunimi i tij i parë me Donald Veshajn, që mban titullin “2shotsa” dhe që u prit shumë mirë nga publiku.

Romeo: Luiz do të fillosh koncertet?

Luizi: Kësaj radhe kam vendosur që të zë mend dhe jam në menaxhim të njerëzve profesionistë që marrin vesh nga kjo punë. Kanë zënë shumë data.

Romeo: Sa merr për një koncert?

Luizi: Aq sa më japin. Faleminderit ju them. Ka shumë data, ka shumë kërkesa

Romeo: Do fillosh të bësh bashkëpunime?

Luizi: Bashkëpunime do bëj, por edhe këngë vetëm kuptohet

Romeo: Me kë i ke këto bashkëpunime?

Luizi: Noizy e ka premtuar dhe do bëj. Do bëj me Stinën, Elvana Gjatën, Ylli Limanin. Por bashkëpunimi i parë që është bërë, e kam bërë me vëllain tënd.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *