U përfshi në fushatën e Benet Becit, zbulohet posti i rëndësishëm që do të marrë në bashkinë e Shkodrës Luiz Ejlli

Jil
Jil
3 Min Read

Rezultati që prodhuan zgjedhjet lokale në Bashkinë e Shkodrës, ishte një suprizë e madhe, por dhe një tronditje e fortë politike.

Për herë të parë Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga socialistët, pasi kandidati i tyre Benet Beci mposhti në këtë garë kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia.

Për fitoren e Becit sigurisht që ndikuan shumë faktorë, e para ishte figura e kandidatit i cili njohet si person popullor mes shkodranëve, por edh embështetja politike që i dha PS si dhe deputeti Argon çela.

Gjithashtu një mbështetje të fortë për marrjen e “Kalasë së Shkodrës” i dhanë edhe aleatët e Tom Doshit.

E fundit por jo për nga rëndësia është edhe mbështetja publike që i dha Luiz Ejlli, i cili i ktheu borxhin mikut të tij Benet Beci, i cili e ndihmoi fituesin e Big Brother në momentet kur kishte më shumë nevojë se kurrë, atëherë kur të gjithë e brakisën.

Por mesa duket marrdhënia Ejlli-Beci duket se nuk do të mbyllet këtu.

Zëra pranë kryebashkiakut të ri të Shkodrës flasin se Beci e ka projektuar Luiz Ejllin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme. Madje flitet se Luizit do i propozhet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.

Edhe pse ende nuk dihet se sa realiste mund të jenë këto projekte, të cilt nuk mund të përjashtohen pasi vetë Luizi la të hapur mundësinë e përfshirjes së tij në politikë.

Megjithatë mbetet për tu parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *