Shifra marramendëse!Nuk do ta besoni! Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram

Jil
Jil
2 Min Read

Tashmë është koha e ‘të korrave’. Luiz Ejlli po vjel të mirat e lavdisë.

Deri më tani, sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.

“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.

Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.

“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.

Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim. Njëkohësisht ai shtoi se ndikimi i medias së Top Channel ka ndikuar shumë për influencën që ata kanë krijuar tek njerëzit.

“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim. Njerëzit që Top Channel i ka marrë, i ka ngritur dhe nuk do të dinë ta mbajnë. Shumë shpejt kjo famë mund t’i venitet, por nuk është se ka qenë merita e tyre 100 % por e televizionit që i ka lançuar”, tha Kallanxhi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *