Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luizi Ejlli mendon se publiku u kthye kundër tij kur bllokoi Kiara Titon pas lavamani për shkak të një loje, për shkak të mënyrës sesi ajo reagoi ndaj tij.
Teksa u rikthyen te momentet më kulminante mbrëmë në “Post Big Brother”, këngëtari i njohur u shpreh se publiku është prekur nga reagimi i Kiarës e cila qau, prandaj janë kthyer kundër tij.
“Sa i përket zhgënjimit të njerëzve. Unë e them edhe pse do duket se ja lëshoj fajin Kiarës. Ajo që zemëroi kaq shumë publikun ishte reagimi i saj, jo gjesti apo akti që bëri. Pavarësisht se erdhën si rrjedhojë e kësaj. Aty filluan të merreshin me detaje. Mënyra si reagoj kjo më bëri të dal shumë keq. Për mua nuk do bëhej e madhe siç është bërë. Reagimi që bëri mrapa duke më pa me lot në sy, duke më thënë s’më respekton, s’je pronari im, jo vendos lojën para meje. Këto fjalë godasin te njerëzit se ky ka thënë e dua”, tha Luizi.
Nga ana tjetër, Kiara e preku përciptazi këtë situatë, por pa fajësuar partnerin e saj.
“Kanë qenë disa situate që më kanë rënduar. Gjëja më e vogël më lëndonte. Nuk dua të ndalem këtu se kam shije të keqe. S’kisha ku e shfryja tjetër dhe ja shfryja Luizit”, shpjegoi moderatorja e njohur.korrieri.com.al
- Ja çfarë tha Luizi për Jorin, nuk pritej
- “Zhaklina të lutem boll”/ Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë…
- “S’më intereson mendimi yt”, “S’më duhet karakteri yt”, përplasje mes Efit dhe Zhaklinës
- Publiku i doli kundër pasi bllokoi Kiarën në lavaman, Luizi: Faji ishte i…