Pamje nga martesa përrallore e vajzës së Tom Doshit me biznesmenin e njohur, të ftuar specialë Luizi me Kiarën

Jil
Jil
1 Min Read

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është zhvilluar një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit, edhe pse mediat rozë nuk kanë folur shumë për këtë event.

Bëhet fjalë për martesën e vajzës së politikanit dhe sipërmarrësit Tom Doshi, Borana, me biznesmenin Bruno Çela. Martesa është mbajtur në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ndërsa sa i takon arredimit të ambientit pamja ka qenë përrallore.

Mijëra lule janë përdorur për të krijuar një ambient magjik, për çiftin, ndërkohë që nuk kanë munguar si të ftuar as personazhe të momentit në showbiz, siç është edhe Luizi dhe Kiara.

Pamje nga martesa përrallore e vajzës së Tom Doshit me

Këta të fundit kanë postuar foto nga martesa e vajzës së Doshit, ndërkohë që Luizi ka postuar dhe me djalin e biznesmenit, një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

Lexo të radhës

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *