JiL.al - Jeto i Lumtur

Disa mënyra të thjeshta për ta nxjerrë veten nga një gjendje e keqe humori!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar të mos ndihemi shumë mirë dhe gjithçka që mendojmë janë: problemet, streset dhe vështirësitë që kemi përreth. Kur kjo ndodh, atëherë ka ardhur momenti të bëni diçka për t’i risjellë vetes një gjendje të mirë humori. Herës tjetër që do harroni gjithë të mirat që keni në jetën tuaj, tentoni të bëni një nga gjërat e mëposhtme:

1. Komunikoni me një mik nga fëmijëria

Jeta e të rriturve ndonjëherë vërtitet e gjitha rreth arritjeve. Miqtë tanë të fëmijërisë na njohin që përpara se jeta të ishte e tillë. Rilidhja me ta, edhe nëse është thjesht një bisedë me mesazhe, mund t’ju ndihmojë të kujtoni thelbin tuaj. Nuk ka nevojë të jetë rreptësisht një mik nga fëmijëria. Mjafton të jetë dikush që ju kujton një kohë, kur jeta ishte pak më e thjeshtë.

2. Lexoni një zhanër libri që zakonisht nuk do ta lexonit

Nëse zakonisht lexoni vetëm për punë, provoni të lexoni për kënaqësi. Ose lexoni diçka për historinë ose udhëtimin.

Interesat tona janë pjesë e identitetit tonë të vetë-perceptuar. Është një ide e mirë të eksploroni se këndvështrimi juaj për veten dhe atë që ju pëlqen është ndoshta më i ngushtë se realiteti. Plus, sa më të ndryshme të jenë burimet tuaja të kënaqësisë, aq më elastik do të jeni.

3. Bëni diçka, që zakonisht e bëjnë fëmijët

Kur bëni diçka të destinuar për fëmijët, kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më lozonjarë, kureshtarë dhe kuriozë.

4. Ndryshoni rutinën, ose diçka në rutinën tuaj

Të gjithë i dimë përfitimet e një rutine. Ajo që mund të mos keni dëgjuar është se zakonet shumë të qëndrueshme kanë edhe anët negative. Akti i ndryshimit të rutinave tuaja, qoftë edhe pak, do të përmirësojë kreativitetin tuaj. Kjo nuk ka nevojë të jetë dramatike. Edhe ndryshimet shumë të vogla funksionojnë.

5. Diçka që zakonisht e bëni brenda në shtëpi, bëjeni jashtë

Në vend të një ndryshimi të madh zakoni (duke bërë diçka të re), provoni një të vogël (duke bërë diçka që bëni zakonisht, por në një vend tjetër). Marrja e një perspektive të ndryshme fizike për botën, edhe nëse është vetëm duke pirë kafenë në kopsht, do t’ju japë një këndvështrim tjetër mendor.

6. Bëni një detyrë që e keni zvarritur dhe që do të zgjasë më pak se 15 minuta

Kur një detyrë do të zgjasë më pak se 15 minuta, përpjekja mendore e përfshirë në shtyrjen e saj do të jetë më shumë se përpjekja mendore për të bërë punën që keni.

7. Vëzhgoni kritikun tuaj të brendshëm

Lëkundjet e besimit mund të kenë shumë, shumë shkaqe, shpesh mjaft të vogla. Sigurohuni të mos e merrni gjithmonë seriozisht zërin tuaj të brendshëm. Mendoni pak: Do i flisnit aq ashpër dikujt që e doni shumë?

8. Nëse jeni prind, gjeni diçka që ju pëlqen të bëni së bashku me fëmijën 

Kur familjet janë të stresuara, sjellja e të gjithëve priret të përkeqësohet. Kur ndodh kjo, marrëdhëniet me njëri-tjetrin mund të ndihen si një ndeshje e vazhdueshme. Nëse ju duket sikur po shqetësoni gjithmonë anëtarët e familjes, bëni një pushim. Kërkoni mënyra për të përmirësuar lidhjen pozitive me njëri-tjetrin.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top