JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëfimi i rrallë i Eva Alikaj “Me Ndriçim Xhepaj ishim miq në skenë, kurse jashtë nuk…”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas një mungese të gjatë në ekran, aktorja e njohur Eva Alikaj ishte e ftuar ditën e djeshme në programin “Dola te Ola”, ku foli gjerë e gjatë për rolet e saj të shumta dhe të suksesshme që kanë mbetur në memorien e të gjithë shqiptarëve. Teksa u pyet se cilin nga rolet do të veçonte, aktorja tha se rolin e  Verës, te “Njeriu i mirë” do ta cilësonte si rolin e jetës pasi e ndien më afër karakterit të saj.

Sipas Evës, kinematografia shqiptare prej gati 30 vjetësh është në gjendje jo të mirë pasi artistët e brezit të saj pas vit eve ‘90 në njëfarë mënyre u lanë mënjanë, “Në vitin ‘90 nuk e filluan aty ku u la. Le të kishte gjëra të reja, por jo të lihej mënjanë ai brez me aktorë të shkëlqyer. Në atë kohë aktorët ishin elitarë. Unë mendoj se asokohe e kemi bërë më të bukur Shqipërinë”.

Janë të shumtë aktorët e mëdhenj të kinematografisë shqiptare me të cilët Eva Alikaj ka ndarë skenën. Një prej tyre është edhe aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa. Teksa në program u shfaqën fotografi nga shfaqjet “Prometeu” i Viktor Eftimiut dhe “Romeo dhe Zhuljeta” ku dy aktorët ishin partnerë, Eva tha se për të ka qenë shumë kënaqësi të interpretojë në skenë me Ndriçimin pasi është aktor shumë i mirë.

Ndërkohë për pjesën jashtë interpretimit, Eva Alikaj tha se me Ndriçim Xhepën nuk ishin shokë të mirë, “Çimi nuk ishte shumë i sjellshëm. Nuk të uronte kur kishe një premierë”. 

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top