Brenda një burgu Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën.

Milaimi i bindur u shpreh se lidhja e fituesit të “Big Brother Vip” me moderatoren është vetëm për lojë, pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

Ai theksoi duke thënë se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e dy ish-konkurentëve të “BBV 1” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thenë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

Milaim Zeka: Ka qenë në fillim unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

Moderatorja: E mendon përsëri?

Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj

Scroll to Top