Skenari i moderatores së famshme i “ngrin buzëqeshjen” Kiarës

Jil
Jil
2 Min Read

Sfidë e fortë për Kiarën. Sezoni veror pritet të jetë përvëlues në ekranet shqiptare. Ashtu si tashmë është bërë me dije, Luana Vjollca do të moderojë “Love Island” një format “reality” që ka brenda pasion dhe shumë flirte.

Faqja zyrtare e programit ka publikuar rregullat kryesore, që duket se do ta nxehin situatën që në fillim! Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë. Konsumimi i alkoolit është i limituar.

“Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave. Dhe mbi të gjitha pritet të ndodhi shumë puthje.

Siç është bërë me dije më herët, konkurrentët do të izolohen në një prej vilave në jug të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Kiara Tito do të moderojë “Kepi i Tundimeve”, ku këtë vit do të zhvillohet në Turqi dhe ka shumë personazhe të njohur të “showbizz”-it.

Këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba, Keisi Medini, e shumë të tjerë do të jenë përballë njëri-tjetrit, në sfidë për t’i rezistuar tundimit, në këmbim të një shpërblimi të majmë.

Natyrisht që nëse keni parasysh format e tilla ndërkombëtare, me gjasa skenat erotike do të jenë ato çfarë do të shohim përgjatë këtij sezoni, që këtë herë premton shumë.

I gjithë interesi do të jetë për personazhet VIP që pritet të jenë në këto formate, për ti parë ato në flirte, apo pse jo në shtrat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *