JiL.al - Jeto i Lumtur

3 arsye të forta që nxitin drejt tradhtisë, sipas shkencës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

“Çfarë e shtyn të tradhtojë?” – është pyetja që, me siguri, e keni dëgjuar në çdo rast tradhtie nga partneri. Lloje të ndryshme tradhtie keni dëgjuar të gjithë nga rrethi shoqëror, në mos edhe përjetuar një të tillë, por këtë herë është fjala e shkencës, e cila liston tri arsye themelore që i çon partnerët drejt tradhtisë.

Mungon intimiteti emocional

Pamundësia për të realizuar biseda me personin e zemrës dhe mungesa e mbështetjes i shtyn gratë dhe burrat të tradhtojnë. Ekziston një sterotip që motivi kryesor që një burrë tradhton është seksi. Mirëpo, e vërteta duket të jetë ndryshe. Këshilltari i martesave, Gary Neuman, thotë se 47% e klientëve të tij meshkuj kanë tradhtuar pasi kishin mungesë komunikimi emocional me partneren. Situata bëhet më e vështirë, sepse burrat nuk dëshirojnë të tregojnë ndjenjat e tyre dhe gratë nuk e kuptojnë faktin se i dashuri i tyre ka nevojë për mbështetje. Ato mund ta kuptojnë këtë gjë më vonë ose madje edhe mund ta injorojnë.

Eksperiencat e mëparshme dhe shoqëria

Nëse një person ka tradhtuar më parë, ekziston një propabilitet i madh që të veprojë njësoj me një partner të ri. Është interesante si njerëzit përreth ndikojnë gjithashtu në prirjen e dikujt drejt pabesisë. Në një sondazh anonim, më shumë se 75% e burrave që kryenin tradhti bashkëshortore treguan se miqtë e tyre gjithashtu i tradhtojnë gratë.

Marrëdhëniet intime, të mërzitshme

Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale të një personi është arsyeja pse 70% e burrave dhe 49% e grave vendosin të tradhtojnë. Kjo nuk do të thotë se ata që tradhtojnë kanë pasur një marrëdhënie me probleme dhe skandale. Jo, jo. Ata thjesht kanë vendosur të tradhtojnë, sepse intimiteti nën çarçafë nuk u pëlqen më. Madje u duket i mërzitshëm.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top