Era e burrave beqarë është më tërheqëse për gratë dhe shkenca e konfirmon këtë
Gratë kanë zbuluar se era e burrave të vetëm do t’i bënte ata më mashkullorë sesa ata që janë në një raport.
Një studim i ri i botuar në revistën “Frontiers in Psychology” tregon se burrat beqarë kanë një erë më të fortë të trupit sesa ata që janë në një marrëdhënie dhe kjo tërheq më shumë femra.
Studiuesit në Departamentin e Universitetit Macquarie të Psikologjisë në Australi kanë rekrutuar 82 gra heteroseksuale për të nuhatur këmisha të veshura nga një grup prej 91 burrash të moshës 18 dhe 35 vjeç.
Qëllimi ishte që gratë të vlerësonin fuqinë me të cilën ndienin çdo veshje dhe e lidhnin atë me fytyrat e njerëzve që morën pjesë në eksperiment.
Shkalla për vlerësimin e erës shkoi nga 0 në 6. Studimi tregoi se meshkujt e zënë arritën një mesatare prej 3, ndryshe nga burrat beqarë, me një mesatare prej 3.5.
Ky studim absolutisht nuk dëshiron të bëjë njerëzit të besojnë se burrat beqarë kanë higjienë të dobët, por janë përpjekur të tregojnë se ata prodhojnë më shumë testosterone sesa ata që janë të dashuruar.
Sipas shkencëtarëve, nivelet më të larta të hormoneve mashkullore shoqërohen me një erë të fortë trupore, e cila mund të shpjegojë aromën karakteristike të “njeriut beqar”.
Përveç niveleve të testosteronit, studiuesit deklaruan se dallimet jo-hormonale të lidhura me stilin e jetesës janë gjithashtu një pikë e rëndësishme për t’u marrë parasysh.
Kjo nuk është hera e parë që shkenca shqyrton lidhjen e mundshme mes niveleve të testosteronit dhe erës së trupit. Një tjetër studim i publikuar në vitin 2013-të ka vërtetuar që gratë në periudhën e ovulacionit priren të jenë më tërheqëse për burrat, kjo për shkak të erës karakteristike.
Hulumtimet e mëparshme tregojnë se era e trupit (BO) mund të tregojë ngjashmëri, sëmundje dhe pajtueshmëri gjenetike.
Bazuar në hulumtimet që tregojnë se ka nivele më të larta të testosteronit tek burrat beqarë, ky është faktori që i bën ata tërheqës në sytë e grave.