Disa lloje të burrave janë ndryshe, dhe hezitojnë të përfshihen në një marrëdhënie.
Ai mund të ketë patur një partnere posesive në të shkuarën
Gjithçka ndodh në jetën tonë ndikon në reagimet që japim dhe vendimet që marrim. Pas një lidhjeje apo një partnereje kontrolluese, një burrë ka frikë të përfshihet sërish në një raport serioz, duke menduar se eksperienca e kaluar do të përsëritet.
Një lidhje e keqe mund t’i ketë krijuar atij një imazh të keq për gratë, duke e bërë të mendojë se të gjitha janë si ish-partnerja e tij, etj, etj. Ide të cilat sigurisht nuk janë të vërteta. Gjithçka mund të bëni ju është t’i tregoni që jeni ndryshe dhe çfarë i ka ndodhur nuk ka pse t’i ndodhë sërish.
Ka probleme me veten dhe ndjesi me të cilat s’është përballur
Shumë burra refuzojnë të flasin hapur apo të kërkojnë ndihmë tek terapistët. Kjo bën që problemet dhe ndjesitë miks të reflektohen tek njohja/lidhja e radhës.
Ka patur një marrëdhënie traumatike
Burrave nuk ju pëlqen të flasin për këtë, por nëse ka qenë në një lidhje me dikë e cila ka patur probleme me veten, atëherë ka shumë gjëra që e trëmbin.
Ndjen se nuk ka baza të forta
Në atë moment të jetës ai mund të jetë i papunë, mund të ketë probleme me drogën, alkoolin apo ligjin. Të ardhurat e tij dhe statusi nuk ja lejojnë të krijojë një lidhje të qëndrueshme. Zëkonisht këta burra nuk e kanë idenë si dhe ku do të jenë pas 6 muajsh, duke e bërë të pamundur një raport të shëndetshëm, pavarësisht dëshirës.
Ti po ecën me hapa shumë më të shpejtë se ai
Kjo gjë i frikëson meshkujt. Fakti që ju dilni me njëri-tjetrin dhe gjithçka shkon mirë, s’do të thotë të shpreheni menjëherë për hapin e radhës. Ndoshta dhe ai do diçka më shumë, por jo tani. Shijoni lirinë dhe jepini hapësirën e nevojshme.
Ai është gjithë kohës në lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm
Ndoshta thjesht stili i tij i jetës nuk ja lejon të përqëndrohet në një marrëdhënie. Përgatiteni veten nëse jeni duke dalë me një njeri si ky.
Mund të ketë probleme me shëndetin mendor
Ka disa arsye psikologjike që lidhen me frikën e përfshirjes në një marrëdhënie. Bipolariteti, depresioni, ankthi ndikojnë shumë në frikën e një burri për të hyrë në një raport serioz që kërkon përkushtim.