Gazetari Artan Hoxha i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se vendndodhja e Arben Ahmetaj është ditur që në fillim, por nuk mund të bëhej publike për shkak se fillimisht duhet të mblidhej këshilli i mandateve. Sipas Hoxhës në momentin që Ahmetaj është larguar ai ka qenë një njeri i lirë pasi vendimi për arrestimin e tij ka dalë disa orë më pas.
Sipas Hoxhës Ahmetaj ka kërkuar azil në Britani, por kjo gjë nuk bëhet publike pasi një shtet nuk mund të jap të dhëna të tilla.
“Nuk duhet të dilte vendndodhja e tij sa të dilte para mandatave …ne telefonatën e fundit dëgjoja zhurmën dhe dëgjoja vajzën në sfond. Dukej që është në ambient familjar. Ai ka kaluar dikur rreth orës 12 në doganë. Në fund të asaj dite është çuar kërkesa. Deri në atë moment ai ishte njeri I lirë. Ahmetaj ka shkuar në atë vend duke ndjek interenarin, Greqi dhe më pas në Londër.
Tani do të shohim në vijim. Nuk është bërë kërkesa për…asnjë vend pritës nuk është bërë me dije që një qytetar i Shqipërisë ka kërkuar azil. Britania si ka dhënë shembujt e ekstradimit, ka dhënë dhe raste kur ka implikim politikë që nuk I kanë kthyer njerëzit.
Unë besoj që ai e ka bërë aplikimin për azil, por kjo gjë nuk merret vesh dhe po të jetë bërë. Besoj që Ahmetaj nuk do kishte mundësi të kishte përballje reale me personat e përfshirë në këtë histori. Po të futën atje brenda nuk flet, më shumë mundësi ka të flasë tani që është larg.”, u shpreh Hoxha.