Një marrëdhënie e dështuar mund të mos duket diçka fort e mirë dhe në fakt nuk më rezulton të jetë diçka e mirë. Ama disa gjëra duhen përtypur ashtu si të serviren ndaj po ju tregoj të gjitha gjërat që më mësoi marrëdhënia ime e dështuar.Për këtë arsye është e rëndësishme të dish t’i bësh mirë të dyja. Edhe të bësh edhe të prishësh plane. Disa gjëra mund të mos funksionojnë kurrë tamam ashtu siç e kishe parashikuar, ndaj ky është pikërisht momenti në të cilin duhet të heqësh dorë nga plani A, për të ndjekur një plan B.
Planet bëhen, planet prishen.
Veprat flasin më shumë se fjalët dhe këtë nuk e luan as topi. Për këtë arsye, është e rëndësishme që kur të zgjedhësh njeriun tjetër, t’i bësh ‘mute’ fjalët e tij dhe të fokusohesh tek veprat.
Veprat flasin.Nuk i kënaq dot të gjithë.
Kështu që mjaft u përpoqe!
E rëndësishme është të bësh pikërisht atë gjë që të bën ty të lumtur.
Njerëzit ndryshojnë.
Kjo është mëse e vërtetë, kështu që nuk ke pse ndihesh keq nëse dikush të thotë “Sa ke ndryshuar!”
LIFE STYLE Motivim
Jeto I Lumtur.al