29 granata, 1.4 kg tritol, armë…. Policia italiane shtanget

Jil
Jil
2 Min Read

Një arsenal i vërtetë armësh luftarake, tritol, siguresa për granata dore, 29 granata, detonatorë elektrikë dhe siguresa, një pistoletë Tokarev TT-33 cal. Një pistoletë, 7.62, e prodhimit sovjetik, e konsideruar si një nga armët më të fuqishme në botë e pajisur me 1500 fishekë dhe tre karikatorë, por edhe hanxharë, thika ushtarake të prodhimit sovjeti,

I gjithë ky arsenal u sekuestrua nga policia e Savonës në Itali në banesën e një çifti italo shqiptar. Policia ka arrestuar një 64-vjeçar Italian me precedentë penalë dhe bashkëshorten e tij, shtetase shqiptare 53-vjeçare


Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje ndërsa ndaj burri është shtuar akuza edhe për vrasje të rëndë mbetur në tentative. 

Arsenali i armëve u gjet në banesën e vogël të tyre në zonën e Savonës. Në momentin kur policia ka tentuar të kontrollojë banesën burri ka kundërshtuar dhe ka marrë një granatë që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Gjatë këtij operacioni, një polic ka mbetur i plagosur në gjoks.about:blank

Ndërkohë një tjetër operacion kontrolli vijoi sot në mëngjes në vilën e çiftit dhe në tokën përreth.

Nuk dihen shumë detaje rreth operacionit, hetimet e të cilit po kryhen në mënyrë secrete, por mediat italiane kanë zbuluar se armët dhe eksplozivët, ishin importuar nga Shqipëria, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *