5 mësime të vlefshme si të ruani miqësinë tuaj të ngushtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Miqësia është ajo që na e zbukuron jetën më së shumti. Të kesh një mik në jetë do të thotë të kesh një thesar. Për ta mbajtur sa më të ngushtë miqësinë tuaj, ju vijnë në ndihmë këto 5 hapa:

Miqësia është një proces mësimor

“Pothuajse gjithçka që di për dashurinë, e kam mësuar në miqësitë e mia afatgjata,” shkruan Alderton. Nëse keni parë momentet më të larta dhe më të ulëta të BFF-ve tuaja keni kuptuar që keni pasur një jetë mësimesh.

Miqtë dinë gjithҫka për njëri-tjetrin

E dini përmendësh numrin e telefonit të shokut tuaj? Po në lidhje me dashurinë e saj/tij të fëmijërisë? Apo frika e saj më e thellë? Siç shkruan Alderton: “Nuk ka asnjë guralec në ‘plazhin e historisë’ sime që ajo nuk e njeh. Ajo e di se ku mund të gjejë gjithçka tek unë dhe unë e di se ku janë të gjitha gjërat e saj.”

Dashuria romantike nuk është i vetmi lloj

“Kur jeni duke kërkuar për dashurinë dhe ju duket sikur nuk mund ta gjeni kurrë, mbani mend se ndoshta keni akses në një bollëk të saj tashmë, jo në llojin romantik”, shkruan Alderton. “Kjo lloj dashurie mund të mos ju  propozojë për martesë, por do t’ju dëgjojë, do t’ju frymëzojë dhe do t’ju rivendosë.”

Miqësia ndryshon, por kjo është në normale

Kur miqtë jetojnë me të dashurin, martohen, bëjnë fëmijë, shpesh do t’i dëgjoni ata të betohen “asgjë nuk do të ndryshojë!” Ky është një mit, por siç thekson Alderton, nuk është fundi i botës.

Miqësia është dashuria më afatgjatë nga të gjitha

Të qëndrosh në distancë si mik kërkon një angazhim që është absolutisht po aq madhështor sa çdo marrëdhënie romantike afatgjatë, dhe kjo përmblidhet mrekullisht në një nga shkëmbimet tona shumë të preferuara nga libri i Aldertonit

Scroll to Top