Një ditë, udhëheqës i myslimaneve Omeri, kërkoi emrat e personave më të varfër në qytetin Homs të Sirisë me qëllim miratimin e përkrahjes sociale nga thesari i shtetit. Ai u habit kur midis emrave të fukarenjve, ishte edhe emri i guvernatorit të Homsit, Seid ibnu Amir. Omeri e pyeti delegacionin se si ishte e mundur që emri i guvernatorit ndodhej në listën e personave në nevojë, ata iu përgjigjën:
Sepse të gjithë rrogën dhe të ardhurat e tij, ai ua shpërndan nevojtarëve të qytetit duke thënë: Jam i detyruar ta bëj këtë gjë, sepse për këta njerëz jam përgjegjës dhe një ditë do të jap llogari para Zotit. Omeri i pyeti: A keni ndonjë pakënaqësi nga ai? Ata iu përgjigjën: Po, kemi tre gjëra për të cilat duam të ankohemi: E para, ai nuk del nga shtëpia dhe nuk e takojmë dot vetëm gjatë orarit të drekës. E dyta, një
ditë në javë nuk del fare nga shtëpia. E treta, natën nuk e shohim fare. Mendojmë që duhe të jetë më i disponueshëm për tu takuar dhe të diskutojmë mbi problemet e komunitetit. Omeri e thirri guvernatorin dhe i kërkoi shpjegim për këto tre ankesa të njerëzve të tij. Ai u përgjigj: Po i nderuar, janë të vërteta këto ankesa, por për të treja e kam një shpjegim. Fakti që nuk dal dot ti takoj përveç orarit të
drekës, është se vetëm atëherë i mbaroj punët e shtëpisë, nuk kam shërbëtor dhe ime shoqe është e sëmurë në shtrat. Fakti që një ditë në javë nuk dal fare nga shtëpia, është sepse unë kam vetëm një palë rroba dhe këtë ditë i laj dhe pres derisa të thahen. Fakti që njerëzit nuk më shohin natën, është se meqë gjithë ditën i përkushtohem halleve të njerëzve, natën ia kam përkushtuar Zotit duke e adhuruar dhe
duke u lutur. Omeri u prek shumë nga këto fjalë dhe urdhëroi që guvernatorit ti jepeshin të holla për nevojat e tij. Por sigurisht, ai person nuk ndryshonte dot, sapo i mori ato të holla, ia shpërndau menjëherë fukarenjve dhe hallexhinjve! Mësimi: Dikur, një person të ndershëm e zgjidhnin dhe e “detyronin” që të ishte udhëheqës i një komuniteti pa dëshirën e tij. Kjo sepse ata besonin në Zot dhe
ishte përgjegjësi e madhe mbi supe, një ditë do të jepnin llogari për gjithçka kishin bërë. Ndërsa sot, njerëzit nuk e kanë fare konceptin e të qënit një udhëheqës. Posti i kryeministrit sot në shqipëri, shikohet si një mjet i fuqishëm për përvetësim masiv të ardhurash dhe zhvillohet një betejë e ashpër midis partive. Por jo miq, nuk është kjo forma e udhëheqjes së një populli. Të nderuar politikanë, një ditë do të jepni llogari për
gjithçka që bëni. Kini kujdes, të prekësh paratë e shtetit, keni prekur paratë e të gjithë shqiptarëve. Nëse ti përvetëson sikur një lek të vetëm nga arka e shtetit, është shumë herë më e rëndë se sa të vjedhësh miliarda lek nga një person i vetëm, sepse, ai një lek u përket tre milion shqiptarëve dhe duhet të ta bëjnë hallall tre milion njerëz që ti të pastrohesh nga ai mëkat. Ndërsa, nëse miliardat që ia ke vjedhur një personi, mjafton që vetëm ai person ta falë veprimin
tuaj dhe tua bëjë hallall. Të gjithë njerëzit duhet të dinë një gjë, haku midis njerëzve, është nga çështjet ku Zoti nuk ndërmjetëson. Zoti mund ti falë të gjitha gabimet, ama nëse i ke hyrë në hak një personi, e vetmja mënyrë që Zoti të të falë është që ai përson të të falë e ta bëjë hallall veprimin e gabuar. Ju kërkoj ndjesë për këtë mesazh të tejzgjatur, ju falenderoj përzemërsisht që më ndiqni dhe ju uroj shëndet dhe mirësi në zemrat tuaja!