Pas një dite shumë të mbrapshtë për mua, rashë të fle tejet i mërzitur. Kur u ngrita në mëngjes, mu kujtua ëndrra që kisha parë gjatë natës. Ishte e çuditshme se kisha marë të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

\’

Pas një dite shumë të mbrapshtë për mua, rashë të fle tejet i mërzitur. Kur u ngrita në mëngjes, mu kujtua ëndrra që kisha parë gjatë natës. Ishte e çuditshme se kisha marë të gjitha përgjigjet për pyetjet që kisha në kokë. Kisha parë në ëndërr sikur po bisedoja me Zotin dhe i thashë: A mund të të bëj një pyetje? Më premto që nuk do të zemërohesh me mua. Ai mu përgjigj qetësisht: Sigurisht! Unë vijova me pyetjen: Pse lejove që të më ndodhin gjithë këto gjëra tersi sot? Ai më tha:

Për çfarë e ke fjalën? Unë përsëri: Epo, sot u zgjova vonë. Makina nuk u ndez në kohë, mu deshën tridhjetë minuta që ajo të ndizej. Zoti më tha: Në rregull. Unë vazhdova: Në drekë, ushqimin ma bënë gabim, mu desh të pres. Kur po kthehesha në shtëpi, telefoni im u prish, sa desha ti përgjigjem një telefonate. Zoti hera herës më thoshte: Kuptoj. Unë vijova me ankesat e mia: Dhe qershia mbi tortë, kur mbërrita në shtëpi, kisha nevojë për një masazh tek këmbët,

makina e masazhit që sapo kisha blerë nuk ndizej. Të gjitha më shkuan ters sot, asgjë nuk shkoi si duhet Pse ma bëre këtë? Zoti mu përgjigj me qetësi: Ja të shohim bir arsyet një e nga një. Në mëngjes ëngjëlli i shpirtit kishte ardhur në shtratin tënd sot për të të marrë dhe unë dërgova një ëngjëll tjetër që të negocionte me të për të të shpëtuar jetën. Gjatë kësaj kohë të lash të flesh. Nuk e lejova makinën tënde të ndizej sepse në rrugën që bën ti ishte një shofer i dehur dhe

nëse do ishe në rrugë do ishit përplasur me njëritjetrin. Personi i parë që po të pregatiste sanduiçin sot ishte i sëmurë, nuk doja që të ta ngjiste edhe ty sepse e dija që do të të hiqnin nga puna për shkak të mungesave nëse kjo do të kishte ndodhur. Ta prisha telefonin sepse personi me të cilin do flisje, do të jepte dëshmi të rreme për atë që do flisnit baskë. Domethënë ai do gënjente për bisedën që bëtë, nuk do ti tregonte të tjerëve të vërtetën që ti do thoje në atë

telefonatë. Ah, dhe makina e masazhit të këmbëve, ajo kishte një mangësi dhe do të sharkonte gjithë energjinë elektrike dhe do të shkaktonte defekt në sistemin energjetik të shtëpisë. Nuk doja që të mbeteshe në errësirë. Unë i turpëruar i thashë: Më vjen keq Zot. Ai ma ktheu: Mos të të vijë keq, thjesht mëso të kesh Besim tek mua. Në të gjitha gjërat, në të mirën dhe në të keqen. Dhe mos ki dyshim që plani im për ditën tënde është gjithmonë më i mirë se

sa plani jot. Unë i përulur i thashë: Nuk do të dyshoj Zot dhe më lejo të të them, faleminderit për të gjitha gjërat e ‘këqia’ që më bëre sot. Ai më përkëdheli duke më thënë: Asgjë bir, të lutem. Ishte thjesht edhe një ditë si gjithë të tjerat në të cilën unë isha duke qenë Zoti yt dhe më pëlqen të përkujdesem për krijesat e mia. Shpresoj shumë që të ju ketë pëlqyer ky tregim miq dhe dua ta përmbyll me dy rreshta nga Ana Andes: Gjyshja ime, mësuese brezash, sot nëntëdhjetë e dy vjece.

Në kohën kur ajo jepte mësim shumë e re, nxënësit i vinin në klasë të pangrënë dhe të hequr në fytyrë, gati në të fiket. Për rrjedhojë nuk e ndiqnin dot mësimin. Kur ajo e vinte re këtë gjë, i dërgonte nxënësit në shtëpinë e saj të mernin një fletore blu. Fletorja blu, ishte mesazhi për burrin e saj, qe t’i jepte bukë fëmijës dhe ta niste përsëri ne shkollë. E kështu kaluan brezat! Nuk mori kurrë asnjë vlerësim nga autoritetet, por ama mori perjetë mirënjohjen

e fëmijëve. Sot akoma e ndalojnë nxënësit e saj në rrugë dhe e perqafojne fort, ndërsa ajo, akoma skuqet e preket. Nuk më mbetet tjetër miq vetëm se të ju falenderoj nga zemra që lexoni tregimet e mia dhe të ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të famshme tashmë por shumë të vyer ama: Mendjen në vend, të tjerat rregullohen të gjitha. Por po të iku kosherja e bletëve, aha, atëherë me ikjen e tyre mbaron filmi edhe seriali bashkë me të.

Scroll to Top