Mirëpo me të mbaruar programi nuk zgjati shumë dhe këto miqësi nuk rezistuan. Një rast i tillë është edhe miqësia e shumëpërfolur e Sabian Medinit dhe Ilir Shaqirit. Prej kohësh tashmë dyshja nuk kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Arsyeja e vërtetë e krisjes së kësaj miqësie nuk dihet, pasi asnjëri nga protagonistët nuk ka bërë një reagim për të sqaruar gjithë situatën.
Por mesa duket Monika Lubonja e ka nuhatur këtë që ka ndodhur. E ftuar në “Wake Up” aktorja ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti.
“Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta. I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli. Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë,”-është shprehur Monika.
Ju kujtojmë që mungesa e Sabianit në dasmën e Ilirit ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë. Teksa miku i tij festonte në Durrës, këngëtari ndodhej në Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij. Megjithatë, Iliri tha se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën. Por shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë.
Por nga çfarë kemi mundur të mësojmë, Sabiani nuk ka marrë ftesë nga Iliri. Natyrisht që këngëtari ka qenë në dijeni të dasmës, teksa Iliri po e përgatiste dhe dukej se ai do të ishte një ndër të ftuarit kryesorë, por sherri i javëve të fundit e ka lënë artistin të paftuar në dasmën e ish-mikut të tij. Të paktën pa një ftesë zyrtare. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë historia e dy ish-miqve, që deri më tani nuk kanë zgjedhur të flasin për shkëputjen e menjëhershme të një miqësie shumë të fortë.