Bota ndahet lehtë nga ata që kanë filluar të ndahen prej saj. –
Çdo njeri është i rëndësishëm pasi të ketë humbur jetën. –
Ç’është jeta? Një ndeshje e përjetshme në mes ëndrrës dhe realitetit. –
Është më mirë që të vdesësh një herë se sa të vdesësh gjithë jetën pak nga pak. –
Gjëja që njerëzit duan ta ruajnë më shumë dhe ndërkaq e ruajnë më pak është jeta e tyre. –
Janë disa momente në jetë për të cilat do të zëvendësoni tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. –
Jeta duhet ndërtuar në një mënyrë të tillë që çdo çast të jetë i rëndësishëm. – I. Turgeniev
Duhet dashuruar, duhet urryer, duhet luftuar, duhet që njeriu të vlojë përbrenda. Kjo mund ta bëjë jetën të hidhur, por pa këtë, e gjithë jeta është një kotësi. –
Jeta është e gjatë kur është e plotë. Le të masim jetën me veprat dhe jo me kohën. –
Jeta është e thellë si oqeani i pasosur dhe shumë mrekulli ruhen në thellësitë e saj të pagjurmuara. –
Jeta është e vështirë sidomos njëqind vjetët e para. –
Jeta është ose një aventurë e guximshme ose asgjë. –
Jeta është një vizatim ku nuk mund të përdorni gomën për ta fshirë. –
Jeta jonë është një luftë për t’iu përshtatur mjedisit, por sidomos për ta zotëruar atë e për të mos e lënë të zotërohemi prej tij. –
Jeta kurrë nuk tepron. – N. Hikmet
Jeta matet jo me gjatësinë e saj, por me mënyrën se si e kemi përdorur. –
Jeta, nëse di ta përdorësh, zgjat shumë. –
Jetë nuk janë ditët që keni kaluar, por ditët të cilat na kanë mbetur në kujtesë. –