JiL.al - Jeto i Lumtur

Kodi i veshjes në dasma, pse ASNJË i ftuar s’duhet të vishet me të bardha?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka shumë zakone e tradita që lidhen me dasmat, por ndër më të rëndësishmet është kodi i veshjes. Nëse jeni ftuar në një dasmë, nuk duhet të vishni kurrë rroba të bardha. Kohët po ndryshojnë dhe duket se rregullat e vendosura nuk janë më aq të rëndësishme, ndaj shumë vajza dhe gra kanë guxuar të vishnin të bardha.E vetmja herë kur është e pranueshme të veshësh rroba të bardha në dasmën e dikujt tjetër është vetëm kur nusja e ka kërkuar në mënyrë specifike, besojnë ekspertët.

“Prioriteti më i rëndësishëm gjatë kësaj dite solemne është që nusja të ndihet e veçantë. Është e pavend dhe e shëmtuar të paraqitesh në të njëjtën ngjyrë si nusja dhe t’i “vjedhësh” vëmendjen”, ka shpjeguar Katie, një organizatore eventesh. Thelbi është se ngjyra e bardhë i lejon nuses të dallohet mes të ftuarve.

Cilat ngjyra të tjera duhet të shmangen?

Këshilla e ekspertëve është që duhet të shmangni çdo ngjyrë më të çelur të ngjashme me të bardhën, si nuancat bezhë ose krem ​​shampanjë. Nëse dëshironi një kombinim në një ngjyrë më të çelur, zgjidhni një pastel rozë, blu ose të verdhë. 

LIFE STYLE Kuriozitete

www.jetoilumtur.al

Scroll to Top