Ditën e djeshme, Kiara dhe Luizi kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram se po shijonin një ditë të bukur ne Velipojë.about:blank
Ka qenë Kiara, ajo që përmes një postimi në Instagram, ka publikuar një video, ku shihet së bashku me Luizin, duke shijuar bregdetin e Velipojës, me një motorr uji.
Ndërkohë që duken shumë të lumtur së bashku, duke shijuar bukuritë e Velipojës, një tjetër video që po qarkullon m e shpejtësi në rrjetet sociale ka marrë të gjithë vëmendjen.
Në videon e publikuar, shihet Luizi teksa drejton motorrin e ujit me shpejtësi, dhe si pasojë bie, duke përfunduar në det.
Pas këtij incidenti, artsiti mësohet se nuk ka pësuar asnjë lëndim pasi Kiara dhe Luizi kanë vijuar mbrëmjen e tyre në Velipojë, ku janë fotografuar së bashku me artistin, Frederik Ndoci