Një grua shkon tek shtëpia e prindërve dhe nisi ti ankohet nënës së saj për hallet që kishte. Ajo ishte shumë e mërzitur, ankohej për punën, për fëmijët…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Një grua shkon tek shtëpia e prindërve dhe nisi ti ankohet nënës së saj për hallet që kishte. Ajo ishte shumë e mërzitur, ankohej për punën, për fëmijët që e lodhnin, për telashet që i kishin dalë dhe shumë të tjera. Nëna pasi e dëgjoi, e pyeti: Bijë a të shtroj diçka për të ngrënë, një ëmbëlsirë do të të bëjë mirë. Pasi e bija pohoi, nëna erdhi me një tigan me vaj të ngrohtë dhe i tha: Mbaje dorën të të hedh

pak vaj. E bija e çoroditur ia kthen: Si mund të ma hedhësh vajin e ngrohtë në dorë nënë? Për çfarë ta dua? E jëma vazhdoi: Ke të drejtë bijë, atëherë po të sjell diçka tjetër. Më pas u kthye me një enë me miell dhe i tha: Mbaji duart grusht bijë. Vajza e habitur ia ktheu: Po tallesh me mua? Si mund ta mbaj miellin në duar e aq më tepër ta ha të pagatuar? E jëma psherëtiu dhe e pyet përsëri: Po më lodh

bijë, lëri nazet. Atëherë po të sjell dy kokrra vezë të freskëta, çaji ato dhe haji. Vajza nuk po kuptonte asgjë dhe kundërshtoi: Nënë, unë nuk kam ardhur këtu për të ngrënë vezë të gjalla, as të lëndoj duart me vaj të skuqur e as të përlyhem me miellin tënd. Unë po iki se kam punë, mirupafshim! Nëna buzëqeshi, e kapi prej krahu vajzën e saj dhe i tha: Dale bijë, dua që të kuptosh diçka. Është e vërtetë që vaji të djeg, mielli i pagatuar nuk hahet, po ashtu edhe veza.

Të veçuara njëra nga tjetra, të gjitha këto produkte ushqimore janë të dëmshme për ne, por nëse i përziejmë dhe i gatuajmë të gjitha sëbashku, mund të përftojmë një ëmbëlsirë të shijshme. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe Zoti. Nëse i sheh të veçuara ngjarjet që të ndodhin, mund të duken si halle dhe telashe të mëdha. Por të jesh e bindur që këto ngjarje të veçuara janë si produktet që të ofrova më sipër, dhe me siguri Zoti është duke pregatitur një

dhuratë të këndshme për ty, e cila në fund fare do të të pëlqejë! Mësimi: Jeta është e vështirë dhe shpesh na ndodh që të demoralizohemi, por është shumë e rëndësishme që të mos i humbim shpresat dhe të mos dorëzohemi. Mos harro, pas errësirës, gjithmonë lind dielli. Po e përmbyll këtë postim sot duke ju përcjellë edhe një mësim tjetër: Një ditë të bukur, mbretit i humbi unaza. Kur këshilltari i tij

i preferuar hyri në oborr, mbreti i tha: Më humbi unaza. Atë ma kishte dhuruar babai. Të lutem më ndihmo ta gjej. Këshilltari i tha: Mos u shqetësoni madhëri, do ta gjej unazën tuaj tani menjëherë. Më pas vazhdoi: Unë e di kush e ka marrë atë. Unazën tënde e ka marrë një nga oborrtarët e tu që ke këtu. Dhe oborrtari që ka marë unazën tënde është ai që ka një fije kashte në mjekrën e tij. Një nga obortarët

u tremb dhe menjëherë kaloi dorën tek mjekra e tij. Këshilltari e vuri re këtë veprim të oborrtarit dhe tha: Ju lutem, kontrollojeni këtë njeri. Ai e ka unazën e mbretit. Pasi e kontrolluan doli vërtet që unazën e kishte marë ai oborrtar. Mbreti i habitur e pyeti këshilltarin: Ku e dije se ma kishte marë ai unazën? Këshilltari iu përgjigj: Nuk e dija madhëri, thjesht luajta rolin sikur e dija. Kur thashë se ai që ka

marë unazën ka një fije kashte në mjekër, oborrtari në fjalë menjëherë kontrolloi mjekrën e tij. Një person në faj, gjithmonë është i frikësuar dhe bën çmos që të fshehë provat e tij. Mësimi: Një ndërgjegje fajtore nuk ka nevojë për akuzues. Faleminderit nga zemra që më ndiqni dhe lexoni tregimet e mia miq dhe ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të famshme tashmë: mendjen në vend, të tjerat rregullohen të gjitha.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top