JiL.al - Jeto i Lumtur

Ke ndërmend të blesh një shtëpi? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të blesh një makinë? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të martohesh? Atëherë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Ke ndërmend të blesh një shtëpi? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të blesh një makinë? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të martohesh? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të shkosh me pushime? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend një biznes? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të diplomohesh? Atëherë mbylle gojën! U ngrite në detyrë? Atëherë mbylle gojën!

Shumicën e rasteve, ëndrrat tona nuk realizohen sepse hapim gojën shumë herët me njerëzit e gabuar dhe në kohën e gabuar. Ne gabojmë që i ndajmë planet tona me njerëzit që pretendojmë se janë miqtë tanë. Zilia dhe xhelozia mjaftojnë për prishur diçka para se të ndodhë. Mos harro, shumica e miqve dhe të afërmve tanë duan që të na shohin mirë, por jo më mirë se ata. Gjuthashtu dua të ju them edhe

diçka për kohën. Të gjithë ne jemi mësuar për ti lënë e për ty shtyrë gjërat për një monent të dytë. Por vallë sa të sigurtë jemi që e kemi kohën të pafundme? Kur shikon orën, tashmë ka ardhur koha për të ngrënë darkë. Pa e vënë re fare, ka ardhur fundjava. Kur sheh kalendarin, kupton se mbaroi edhe një muaj, dhe pa e kuptuar, një vit tjetër fillon për pak. Kur je fëmijë, shikon gjyshërit e tu dhe thua me vete:

Sa vite më duhen për të shkuar në moshën e tyre? Pastaj kur e arrin, sheh pas dhe thjesht thua: Si ka mundësi që vitet shkuan kaq shpejt?! Pa e kuptuar ti fare, vitet kalojnë dhe pothuajse gjithmonë, i shtyn për më vonë gjërat që kanë vërtet rëndësi në jetë: Të kalosh kohën në shoqërinë e fëmijëve të tu, familjes tënde dhe miqve të tu. Shumë njerëz, i kalojnë vitet më të mira të jetës së tyre në një maratonë

pa fund drejt suksesit dhe parasë, pa menduar se një ditë jeta do të mbarojë, dhe nuk do të munden më ta shtyjnë për “më vonë” atë që kanë lënë pas dore. Duhet ti fshijmë nga zakonet tona fjalët “pastaj” apo ” më vonë” dhe ti zëvëndësojmë ato me “tani” ose “sot”. Zakonisht mendojmë: “Të mar pastaj në telefon”, “E bëj pastaj”. Lëmë gjithçka për pastaj, sikur pastaj-i të ishte zgjidhja.

Duhet të kuptojmë se me kohën ndryshojnë përparësitë. “Pastaj” humb entuziazmi. “Pastaj” ekziston rreziku për të qenë vonë. “Pastaj” fëmijët rriten dhe marin rrugën e tyre. “Pastaj” koha kalon dhe mundësitë fluturojnë tutje. “Pastaj” jeta mbaron. Koha është tamam si një lum, nuk mundesh kurrë të lahesh në të njëjtin ujë, sepse rryma e mer me vete dhe nuk kthehet kurrë mbrapsht.

Mos harro që e djeshmja dhe e nesërmja nuk ekzistojnë. Ajo që ka rënsësi është e sotmja. Koha është monedha e jetës tënde. Është e vetmja monedhë që ke, dhe vetëm ti mund të vendosësh se si do të shpenzohet ajo! Krahas të gjithave që ju thashë më sipër, po e mbyll me këto dy rreshta: Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes sonë. U habita dhe e qortova: A për kripë kemi ngel ne? Mos kërko më gjëra nëpër

njerëz, po zbres tani, më thuaj sa të blej? Ajo më tha: Dale more bir, mos nxito. Unë kam kripë në shtëpi dhe të gjitha të tjerat. Ata janë shumë të varfër dhe hera herës më kërkojnë ndonjë gjë. Kështuqë edhe unë u kërkoj gjithmonë pak kripë që të mos i rëndoj. Unë dua që ata të ndihen sikur edhe ne ua kemi nevojën. Në këtë mënyrë, ata do ta kenë më të lehtë që të na kërkojnë çdo gjë që kanë nevojë.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top