La shkollën dhe u mor me plehrat, si djaloshi u bë milioner…

Jil
Jil
2 Min Read

 

 

Duke kërkuar një mënyrë për të mbledhur para për të vazhduar studimet larta, një 19-vjeçar filloi të mbledhë mbeturina, ndërsa tani ai është bërë milioner.

E gjithë historia filloi kur Brian Scudamore ishte gjimnazist. Ai e la gjimnazin për të punuar dhe për të mbledhur para, në mënyrë që të vazhdonte studimet e larta.

Kështu që të riut i erdhi një ide e veçantë, që jo të gjithë do të guxonin ta bënin. Ai bleu një kamion plehrash nga një kompani për mbledhjen e mbeturinave. Brian mblodhi të gjitha kursimet e tij, rreth 1 mijë dollarë për të blerë kamionin e plehrave.

Kështu lindën “Rubbish Boys” ( djemtë e mbeturinave), siç e emërtoi 19-vjeçari biznesin e tij të vogël dhe modest. Sot, Brian është 50 vjeç dhe vazhdon të bëjë të njëjtën punë, vetëm se firma e tij tashmë ka vlerën e 368 milion dollarëve dhe ofron shërbime në 160 degë, në SHBA, Kanada dhe Australi.

 

 

Brian nuk e kishte menduar kurrë se do ndërmerrte veprimtari në botën e biznesit. Edhe pse ai i filloi studimet e larta, volumi i punës që kishte në kompaninë e tij e pengoi që të përfundojë studimet. Sot ai është një nga milionerët pa diplomë.

Brian Scudamore është drejtori i përgjithshëm i një kompanie me vlerë 368 milionë dollarë. Kohë pas kohe ai shkruan për revistën Forbes rreth eksperiencës së veçantë dhe shumë fitimprurëse.

Në profilin e tij në Linkedin, ai shkruan se kopshti është e vetmja shkollë që ka mbaruar. Natyrisht është shembulli i gjallë i frazës së famshme angleze: one man’s trash is another man’s treasure (plehrat e dikujt janë thesar për një njeri tjetër).

 

Histori Motivuese

Jeto I Lumtur.al

 

Lexo të radhës

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *