4 mënyra si të përballoni vapën gjatë netëve të verës

Jil
Jil
2 Min Read

Të gjithë e keni provuar si është të mos rehatoheni në shtrat, në ditët e nxehta të verës. Tani që jemi thuajse në mesin e muajit qershor, duhet t’u kthehemi këshillave për mposhtjen e vapës.

Ja se si të përgatiteni për një gjum më të mirë gjatë netëve me vapë:

Pini çaj kamomil me akull – Nxehti ju bën që të merrni birrë të ftohtë që të freskoheni, por alkooli nuk rekomandohet. Ajo çfarë duhet të bëni është të pini çaj të ftohtë kamomili për ta hequr etjen. Kamomili është edhe shumë i mirë për gjumë gjithashtu.

Mos hani të ëmbëla – Ju mund të dëshironi të freskoheni edhe me ndonjë akullore, por ajo vetëm ju bën më të vështirë tretjen pas darkës, gjë që do ju mundojë në gjumë.

Pini sa më shumë ujë – Mospirja e ujit të mjaftueshëm gjatë verës do bëjë që të jeni gjithmonë të këputur e gjithashtu do të ndikojë në rehatinë e gjumit. Përkujdesuni që të pini sa më shumë ujë deri në 30 minuta para se të shkoni në gjumë.

Bëni dush të ftohtë – Kur nuk mund të rehatoheni nga i nxehti, hyni në banjo dhe bëni një dush të ftohtë para se të shtriheni sërish.

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *