Ndoshta si keni imagjinuar! Zbuloni çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të butë, të fortë apo me shenja të gjitha këto japin një sinjal nga trupi

Njerëzit shpesh kujdesen për thonjtë e tyre, sepse janë të rëndësishëm për ta estetikisht, por a e dini se thonjtë mbajnë të dhëna të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm?

Ngjyra dhe cilësia e thonjve tuaj në veçanti janë një çelës i rëndësishëm për atë që po ndodh brenda trupit tuaj. Ndryshimet e thonjve mund të jenë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjeve.

Thonjtë e zbehtë ose të bardhë

Thonjtë që janë të zbehtë mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve serioze si anemia, problemet e zemrës, kequshqyerja ose sëmundja e mëlçisë.

Pikat e bardha

Nëse thonjtë me pamje të shëndetshëm kanë njolla të bardha, kjo mund të tregojë një problem. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se kjo tregon për një mungesë të kalciumit, në të vërtetë është vetëm një shenjë e një traume të vogël në thonj dhe asgjë për t’u shqetësuar. Ata do të veniten.

Thonj të verdhë:

Thonjtë e verdhë më së shpeshti tregojnë për një infeksion të kërpudhave. Nëse lejoni që infeksioni të përkeqësohet, do të shihni se thonjtë tuaj mund të trashen dhe fitojnë një strukturë të thërrmueshme dhe të thatë. Në raste të rralla, thonjtë e verdhë mund të tregojnë një gjendje më të rëndë siç janë sëmundja e rëndë e tiroides, sëmundja e mushkërive, diabeti ose psoriasis.

Thonjtë ngjyrë blu:

Thonjtë me një ngjyrë të kaltër tregojnë se trupi nuk po merr oksigjen të mjaftueshëm. Kjo mund të tregojë për çështje të mushkërive ose zemrës.

Sipërfaqe jo e lëmuar:

Nëse keni përjashtuar infeksionin e kërpudhave të thonjve, atëherë thonjtë me sipërfaqe jo të lëmua mund të jenë një shenjë e hershme e psoriasis ose madje edhe artritit inflamator.

Thonjtë e thatë, të plasaritur, të brishtë

Thonjtë e thatë, të plasaritur, të brishtë janë një çështje e zakonshme dhe, në përgjithësi, nuk duhet të jenë shkak për shqetësim, sipas living. Thonjtë e brishtë shpesh janë për shkak të thatësisë në pllakën e thonjve, të cilat mund të shkaktohen nga noti i rregullt, përdorimi i tepërt i manikyrëve dhe acetonit.

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top