Edhe ‘gënjeshtrat e bardha’ janë të dëmshme..

Jil
Jil
2 Min Read

 

Është e kuptueshme që gënjeshtrat nuk duhen thënë pasi lëndojnë personin që ia thua. Ndonëse gënjeshtrat shpesh i klasifikojmë në ‘gënjeshtra të bardha’ dhe ‘ të rënda’, gënjeshtra mbetet gënjeshtër. Edhe pse pesha e njërës dallon shumë nga tjetra, sërish asnjë njeri nuk do preferonte të gënjehet nga ndokush.

Sipas një studimi të bërë vite më parë, pjesëmarrësit u shprehen se gënjejnë së paku dy herë në ditë. Ekspertët gënjeshtrën e ndajnë në: gënjeshtër për përfitim vetjak dhe për përfitim të dikujt tjetër.

‘Gënjeshtra e bardhë’ mund të jetë më e rrezikshme se që pandehet. Kjo pasi i mëson njerëzit të gënjejnë.

Sipas hulumtimeve në Amerikë, çiftet në martesë gënjejnë shumë e kjo është tejet e rrezikshme për vet martesën.

Kur njëri partner gënjen, fillon e mendon që kjo gënjeshtër është për të mirë të martesës e më pas njëra gënjeshtër i bën rrugë tjetrës. Kur më pas kuptohet nga tjetri që është gënjyer, aty thyhet besimi. E kur nuk ka besim në një lidhje, aty më nuk mund të ketë lumturi.

Sipas psikologut, Matthew Lupoli, çdoherë kur thuhet një e pavërtetë, sado e pasherr të duket në fillim, do bëhet shprehi. Gjithashtu sipas tij, nëse etiketoheni si gënjeshtar në një rreth social, është shumë e vështirë që të fitosh besimin.

 

Jeto I Lumtur.al

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *