Vajza e vogël i tha të atit: “Babi, a mund të marrim një banane?” Babai kokulur ia ktheu…

Jil
Jil
3 Min Read

 

Vajza e vogël i tha të atit: – Babi, a mund të marrim një banane?
Babai kokulur ia ktheu: – Bija ime, nëse në fund të muajit do më teprojë diçka, të premtoj se do të ta blej. Unë isha pas tyre. Po prisja të blija fruta e perime. Më erdhi shumë rëndë kur i dëgjova.

U afrova te shitësi dhe i thashë: -Të lutem, merr një qese dhe pesho dy kile banane. Kur të kalojë këtej babai me vajzën e tij thirri dhe thuaj: – Zotëri, javën që shkoi, kur bleve fruta, unë nuk kisha të vogla dhe nuk ta ktheva dot kusurin. Meri këto banane në vend të kusurit të mbetur.
Shitësi më vështroi i habitur: – Përse t’i them kështu? I thashë: – Thuaji kështu, sepse ai njeri nuk e meriton të turpërohet në sy të vajzës së vet.

Shitësi fillimisht e mori si me bezdi, por pastaj ra dakord. Pas pak atypari po kalonin babë e bijë. Babai e mori vajzën dhe e nxori nga krahu tjetër në mënyrë që mos të shikonte bananet. Në atë kohë shitësi i thirri: – Zotëri, të lutem afrohu pak. Babai i vajzës u afrua dhe po priste në heshtje. Shitësi i tha: – Zotëri, javën e kaluar, kur bleve fruta, unë harrova ta kthej kusurin. Të lutem, merri këto banane në vend të kusurit.
Babai e kuptoi qëllimin e shitësit, por nuk e dha veten për të mos i rënë në sy vajzës.

Pasi u largua nga tezga e shitësit të frutave, ktheu kokën pas nga shitësi sikur donte t’i thoshte: Zoti të nderoftë!
U drejtova për te shitësi dhe i thashë: – Ja tek i ke lekët e bananeve. Shitësi ma ktheu: – Jo, jam unë ai që duhet të të falënderoj ty që më bëre pjesë të kësaj bamirësie.

Babai me vajzën nuk ishin larguar shumë nga aty. Në rrugë e sipër vajza i thotë të atit: – Babi, të lutem, më jep një banane ta ha rrugës? Babai: – Jo, bijë, do ta jap në shtëpi, se ka njerëz që nuk i blejnë dot. Vajza tundi kokën në shenjë pohimi. Babë e bijë u larguan të lumtur.
U ktheva nga shitësi dhe i thashë me sy të përlotur: – Në fakt, ta bësh tjetrin të lumtur pa e turpëruar është gjëja më e bukur që ne kemi harruar.

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *