Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, ish-pastruesen e saj, Rozeta Dobi dhe djalin e kësaj të fundit.
Ndaj Alda Klosit është ngritur akuza për deklarimit të rreme të shumës së parave dhe një apartamenti.
Ndërsa Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.9220 të vitit 2022, ka nisur kërkesën për gjykim kundër të pandehurve:
R.D, për vëprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 134/2 i Kodit Penal; H.D, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal; dhe A.K, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Më vendimin e datës 06.10.2023, është bërë veçimi i procedimeve, ku është vendosur regjistrimi i procedimit pasuror nr.05, duke qenë se e pandehura A.K., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Duke qenë subjekt i ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”, po vazhdon verifikimi dhe hetimi mbi pasuritë e kësaj shtetaseje dhe familjarëve të saj, si dhe do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara me burime të ligjshme të subjekteve të përfshira në ketë hetim