“”, Pyetja për Oltën që la pa fjalë Luiz Ejllin: Je i vetëdijshëm

Jil
Jil
3 Min Read

Nëse kishit menduar që Luizi ka përgjigje për çdo gjë, mbrëmjen e kaluar këngëtari ka pranuar që për herë të parë nuk ka ditur se si t’i përgjigjet një pyetjeje që i është bërë nga publiku.about:blank

Mbrëmjen e kaluar, “Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar drejt Shkupit, në Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht që atmosfera e krijuar në këtë premierë filmi nuk ka zgënjyer.

Të pranishëm në premierë kanë qenë dy prej aktorëve të dashur të filmit, Luiz Ejlli dhe Ylber Bardhi, të cilët janë mirëpritur nga publiku i Shkupit me duartrokitje dhe shumë dashamirësi.

Nëse kishit menduar që Luizi ka përgjigje për çdo gjë, mbrëmjen e kaluar këngëtari ka pranuar që për herë të parë nuk ka ditur se si t’i përgjigjet një pyetjeje që i është bërë nga publiku.

Teksa ka qënë duke dhënë fjalimin e tij në lidhje me suksesin e filmit, dikush nga publiku i është drejtuar Luizit, duke e pyetur: “Ku e ke Oltën o Luiz”?about:blank

Ndërkohë që kjo pyetje ka krijuar të qeshura tek të pranishmit, Luizi është përgjigjur:

“Hera e parë që jam pa fjalë. Tani të kanë porositur për këtë pyetje apo e the vet? Je i vetëdijshëm çfarë ke pyetur domethënë? E forta është se isha duke i thënë direkt që e kam në shtëpi se jam më mësuar që kur më pyesin për Kiarën, iu them direkt që e kam në shtëpi. Nuk e di se ku është por edhe nëse e di, nuk ta tregoj”.about:blank

Pas kësaj atmosfere që u shoqërua me shumë të qeshura nga publiku, Luizi ka vijuar fjalimin tij, duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e treguar për filmin dhe për rolin e tij të parë si aktor.

Ndër të tjera ai ka treguar një vlerësim tepër të madh për aktorin e talentuar, Ylber Bardhin, duke u shprehur se ai është lezeti i këtij filmi dhe përveç faktit që e ka vëlla në film, ai ka shtuar se tashmë Ylberin e ka vëlla edhe në realitet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *