JiL.al - Jeto i Lumtur

“Mos e beso krejt çfarë dëgjon, mos e thuaj atë që di, mos bëj gjithçka që …”/ Thëniet më Bukura të Gjermanisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kemi vendosur që të sjellim për lexuesin një koleksion përfaqësues të urtësisë së popullit gjerman. Ne jemi të bindur se do t’i gjeni ato të goditura dhe të vyera.

Si gjithnjë, presim nga ty, të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë e veçove apo e çmove më së shumti.

Mos e beso krejt çfarë dëgjon, mos e thuaj atë që di, mos bëj gjithçka që mundesh.

Nuk është më trimi ai që nuk frikësohet, por ai që e ka mposhtur frikën.

Mos u pajto me gënjeshtrën, edhe nëse ta kërkon shteti.

“Nesër! Nesër! Vetëm sot jo!” – thonë gjithmonë njerëzit përtacë.

Mirësia është art, i miri nuk vdes kurrë.

Mjekësia e vetme për njeriun është vetëpërmbajtja.

Mjekra e manteli nuk të bëjnë filozof.

Lakmia është buf që s’e duron dritën e lumturisë së huaj.

Llafazanët dhe mburracakët rriten në të njëjtin trung.

Madhësia nuk paraqet vlerën, sepse, përndryshe, shkëmbi i madh, do të ishte më i vlefshëm se një gur i vogël diamanti.

Mençuria është të mos zemërohesh kur duan të të zemërojnë, jo kur të kanë zemëruar.

Mendja më e mirë në botë, ajo që ndjek qëllime praktike.

Mendo të keqen që të mos gabosh.

Kush do të ngjisë shkallët, duhet të nisë nga fundi.

Kush e merr fëmijën për dore, merr nënën e fëmijës për zemre.

Kur predikon dhelpra, kujdesu mirë për patat e tua.

Kur skamja hyn në derë, miqtë ikin nëpër dritare.

Kush do ta arrijë të mundshmen, duhet të kërkojë të pamundshmen.

Kapela i hiqet parasë e jo njeriut.

Karakteri është formimi përfundimtar i vullnetit.

Kujdes nga vera dhe nga dashuria, që të dyja të verbojnë.

Kuleta e të sëmurit e zgjat mjekimin.

Ideja e parealizuar në jetë është si flluskë sapuni.

I shëndoshi dhe i sëmuri kanë mendime të ndryshme.

I urti i peshon fjalët me peshoren e argjendarit.

I varfëri duhet të vuajë për shkeljet e të pasurve.

Janë tre lloje miqsh: miq që të duan, miq që pak ta kanë dertin dhe, miq që të urrejnë.

Ka burra që i kalojnë gratë në gojtari, por s’ka burra t’i kalojnë gojtarinë e syve të gruas.

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top