Ne e dimë se herë pas here lexuesit tanë kanë nevojë ta lartësojnë gjendjen shpirtërore, të kujtojnë për ato gjëra që janë fqinje të lumturisë, në mos vetë ajo.
Me këtë koleksion thëniesh për lumturinë duam të sjellim në vëmendjen e lexuesve se vetë ne jemi ata që mund të ngrihemi mbi rrethanat.
Lumturia nganjëherë ngul pendët më të bukura në kapelen e budallait.
Në qoftë se ndonjëherë duke vrapuar pas lumturisë do ta gjeni më në fund atë, do të zbuloni, si ajo plaka që kërkon syzet, se ajo gjithë kohës ka qenë nën hundën e saj.
Lakmia dhe lumturia nuk janë takuar kurrë me njëra-tjetrën; nuk është çudi pra që nuk njihen mes tyre.
Që të jesh i lumtur në shoqëri të njerëzve, duhet t’u kërkohs atyre vetëm atë që ata janë në gjendje të të japin.
Fjala “lumturi” duhet shqipëruar me frikë.
Fati, si një vajzë e turpshme, sadoqë na dhuron dashurinë e tij, na detyron ama të luftojmë për ketë.
Njerëzit e lumtur kanë një të metë prej së cilës nuk çlirohen kurrë: fatkeqët ata i quajnë fajtorë të fatkeqësive të tyre.
Lumturia është si diamanti, kënaqësia si pika e ujit.
Lumturia është arma më e mprehtë në duart e kohës.
I lumtur është ai që mund të lidhi fillimin e jetës së tij me fundin e saj.
Pas qerres së fatit të mirë ecet lehtë.
Fati lodhet duke mbajtur nën sqetull po të njëjtët njerëz.
Kriter për të matur njeriun është përfytyrimi i tij për lumturinë.
Lumturia nuk ritregohet, siç nuk ritregohet gëzimi.
Lumturia troket të paktën një herë në çdo derë.
Më mirë të biesh në duart e mjekut të lumtur se sa të mjekut shkencëtar.
Më e lumtura mënyrë jetese është ajo që jep më tepër mundësi të fitosh nderimin ndaj vetvetes.
Njeriu më i lumtur është ai që u dhuron lumturi një numri më të madh njerëzish.
Lumturia nuk mund të fitohet me vetëstolisje; ajo ndjehet vetëm kur reflektohet nëpërmjet një tjetri.
Lumturia rrallë ulet gjer atje sa të bëhet bashkudhëtare e gjenialitetit.
Më i lumturi ndër të lumturit është ai që mund të lumturojë.
Vera e vërtetë e lumturisë njihet vetëm kur ajo s’është më.
Rruga e lumturisë është t’i bësh të lumtur të tjerët.
Nuk ka për njeriun lumturi më të madhe se sa t’i kushtohet me gjithë shpirt diçkaje.
Secili në këtë botë është i lumtur sipas mënyrës së vet.
Të jetosh për të tjerët, nuk është vetëm urdhëri i detyrës, por edhe urdhëri i lumturisë.
Njeriu duhet të qeshë pa pritur lumturinë, ndryshe ka rrezik të vdesë pa qeshur.
Lumturia lidhet me shpirtin, jo me trupin, ajo buron nga besnikëria, jo nga kënaqësia, jo nga kënaqësia shqisore.
Si lumturia ashtu edhe fatkeqësia e njerëzve varen nga rrethanat e jashtme, por edhe nga gjendja shpirtërore e çdo njeriu.
Më pak se në çdo gjë tjetër duhen varur shpresat në zhvillimin fatlum të ngjarjeve.
Fati godet të dobëtin dhe mbështet të fortin.
Lumturia është si dielli. Që njeriu ta ndjejë veten të mirë i duhet edhe një hije e vogël.
Nga lumturia njerëzit budallallepsen më tepër se nga fatkeqësia.
Natyrat e fuqishme e tregojnë që fati nuk ka pushtet mbi ta.
Të qeshurit nuk është matës i lumturisë.
Është e vërtetë që një herë në jetë fati troket në derën e çdo njeriu, por shumë herë në këtë kohë ai rri në pijetoren fqinje dhe nuk e dëgjon trokitjen e tij.
Historia nuk përmend gjëkundi filozofë të lumtur; të tillë egzistojnë vetëm në legjendat romantike.
Përsa i përket lumturisë një gjë dihet me siguri: që ajo është e pabesë.
Lumturia e të tjerëve na duket gjithmonë e zmadhuar.
Kush kërkon lumturi në lluks dhe në jetën e shthurur, i ngjet atij që pëlqen dritën verdhacuke të qiriut nga shkëlqimi i diellit.
Lumturia është pika më e lartë e zhvillimit të aftësive tona.
Vetëm dy gjëra i ndihmojnë ardhjes së lumturisë, besimi dhe dashuria.
Budallai e kërkon lumturinë larg, i urti e kultivon atë pranë vetes.
Sa më e lumtur koha, aq më e shkurtër është.
Atë që lumturia e përkëdhel shumë, bëhet budalla.
I lumtur nuk është ai që i duket i tillë dikujt, por ai që ndjen veten të tillë.
Fati të jep shumë gjëra përkohësisht, ndërsa përjetësisht asgjë.
Është me lehtë ta gjesh lumturinë, se ta mbash.
Duhet të jeshi përmbajtur kur flet për lumturinë tënde.
Të jesh i lumtur do të thotë të njohësh kufijtë e mundësive të tua të jesh i kënaqur me to.
Virtyti nuk e sjell lumturinë, por vetëm ai të mëson ta shijosh atë kur ta kesh.
Lumturia nuk mund të jetë kurrë e pikëlluar apo e gëzuar… Ajo është thjesht lumturi.
Se edhe fatkeqësinë lumturi e quajnë, kur fundi del i mirë.
Lumturia nuk i ka qejf shpirtvegjëlit.
Lumturia e së kaluarës është pikëllimi i së tashmes.
Të presësh lumturi shumë të madhe do të thotë t’i ngresh një pengesë shumë të madhe asaj.
Më të shumtën ne quajmë lumturi atë që nuk e kemi provuar vetë.
Dëshiron të jesh i lumtur tërë jetën: ji njeri i ndershëm.
Vështirë të thuash se ç’e sjell lumturinë. Të paktën pasuria dhe varfëria janë në masë te barabartë, të paafta për këtë.
Lumturia më e lartë është vetëm ajo që ngrihet nga thellësitë e paskajshme të dëshpërimit.
Nga cilësitë vetiake më drejtpërdrejtë lumturisë tonë i ndihmon karakteri gazmor.
Rastet fatlume janë të rrallë, dhe njerëzit që dinë t’i shfrytëzojnë ato, edhe më të rrallë.
Lumturia varet jo aq nga vetë sendet, se sa nga mendimi që ne kemi për to.
Gëzimi është në gjendje të kryejë poshtërsira; hidhërimi – kurrë.
Të tjerë lot ka gëzimi, të tjerë hidhërimi. Të parët freskojnë, të dytët përvëlojnë.
Është i cekët ai gëzim që nuk të mërzitet asnjëherë.
Dhimbja është egërsi, gëzimi është ledhati, e megjithatë gëzimi është më i fuqishëm.
Të gëzohesh vetëm është pak e trishtueshme.
Kur fiton më së fundi sigurinë, provon një nga gëzimet më të mëdha që njeh shpirti njerëzor.
Jepu gëzim të gjithëve! Dhe do të shohësh që gëzimi gëzon.
Në qoftë se ne do të kënaqeshim me atë që gjenim, ne nuk do të gjenim kurrë gjë.