JiL.al - Jeto i Lumtur

E trishtë! Humb jetën në moshën 32-vjeçare aktori i humorit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare.

Familja e tij konfirmoi vdekjen e tij të papritur të hënën në mbrëmje.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit të humorit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nemeroff u nominua për një çmim ‘Juno’ për kategorinë “Comedy Album of the Year” për albumin e tij “The Pursuit of Comedy Has Ruined My Life”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Nemeroff  ishte shfaqur në emisionin “Conan” të Conan O’Brien dhe ishte shfaqur në festivalin e komedisë “Just for Laughs”, si dhe në Festivalin e Komedisë “Winnipeg”.

Ai luajti gjithashtu në dy episode të shfaqjes komedi “Roast Battle Canada”.

Në një postim në faqen e Instagram-it të Nemeroff shkruhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”.

Më tej, në njoftim thuhet: “Përkushtimi i Nick për komedinë ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme. Ai tërhoqi vëmendje në Kanada dhe SHBA, duke u bërë njëkohësisht një yll i komedisë. Nëse Nick do të ishte tani në një shfaqje humori, e sigurt që do të kishte bërë fansa të rinj…RIP Nick. Ne të duam.”

Scroll to Top